Beqiri: “Enver Sekiraqa – simpatizant i LDK-së”
Nëpërmjet shefit të grupit të saj parlamentar Ismet Beqiri, LDK ka konfirmuar sërish se EULEX-i nuk e pyeti Isa Mustafën për Enver Sekiraqën.
Por, Beqiri thotë se askujt nuk i ndalohet të jetë simpatizant i partisë së tij. “Unë e di që edhe ai vetë e ka thënë që është simpatizant i LDK-së. E gjithë Kosova para luftës ka qenë LDK. Por, ai nuk është as nuk ka qenë në asnjë strukturë të LDK-së”, ka thënë ai.
Beqiri në Interaktiv duke shprehur keqardhjen për familjen e policit të vrarë Triumf Riza. Ishte babai e këtij të fundit që tha se Sekiraqa ka lidhje me LDK-në. (ORAinfo