Kalo te lënda

Anxhela Martini: Berisha, ndjehemi krenar me ty!

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot në Tiranë ekspozitën me fotografi të
fotografit shqiptar më famë botërore, Fadil Berisha. Kreu i qeverisë i cilësoi
vajzat e bukura në fotot e Fadil Berishës si shtojzovallet shqiptare që kanë
pushtuar Hollivudin, ndërsa shtoi se ‘padiskutim ndjehem krenar me to’. I
menjëhershëm ka qenë reagimi i modeles së famshme, Anxhela Martini, ‘dhe ne jemi
krenar me ty, Berisha’. I pyetur nëse pëlqen fotot e Fadil Berishës, kreu i
qeverisë përgëzoi artistin për punën e bërë. I fokusuar tek fotoja e Anxhela
Martinit me flamur shqiptar, Berisha tha ‘më pëlqen veçanërisht kjo.

Lini një koment