SHBA-të e ruajnë Kelmendin në Dubai?!
Mediat malazeze raportojnë se Naser Kelmendi, i akuzuar nga Bosnja për korrupsion dhe shpërndarje të drogës, ndodhet në arrest shtëpiak në vilën e tij në Dubai, nën mbikëqyrje të hetuesve amerikanë.
Njeriun të cilin kohë më parë SHBA-të e vendosën në listën e zezë, ndodhet në duart e hetuesve amerikanë, shkruan e përjavshmja malazeze “Monitor”.
“Hetuesit amerikanë kanë bërë një marrëveshje me narko-bosin, Naser Kelmendi duke i lejuar atij liri të kufizuar në këmbim për bashkëpunim dhe informacione që do të marrin nga ai. Sipas informatave që kemi, mbreti ballkanik i heroinës e ka pranuar marrëveshjen, dhe tashmë ndodhet larg Ballkanit, në vendin që për të është shumë më i sigurt në krahasim në rajonin nga i cili u largua. Lokacioni i tij tash është Lindja e Afërt”, thekson “Monitor”.
Sipas kësaj të përjavshme, ai në Dubai ndodhet në një far lloj arresti dhe nën mbikëqyrjen e amerikanëve. Shtëpinë nuk mund ta lëshoj.
Zëdhënësja e ambasadës amerikane në Podgoricë, Sheli Siver ka deklaruar se nuk ka kurrfarë informacioni për ndonjë aksion për arrestimin e Kelmendit.
Burime të “Monitorit” ka precizuar se Kelmendi ka fluturuar nga aeroporti i Prishtinës, në përcjellje të djalit, Liridonit dhe kushëririt, Rexhep Kelmendi. Më herët ishte spekuluar se Kelmendi nga Bosnja kishte ikur në Pejë. (ORAinfo)