Serbia vend kandidat, pasi të përmbushë kriteret për Kosovën
Komisioni Evropian do të bëjë raportin pasi të verifikojë se Serbia ka përmbushur të përmbushë kriteret kryesore lidhur me Kosovën.
Serbia do të marrë datën e fillimit të negociatave me BE-në pasi të përmbushë kriteret kryesore lidhur me Kosovën, shkruan në përmbledhjen e raportit të BE-së për Serbinë, transmetojnë sot agjenci serbe të lajmeve, transmeton RTK.
”Komisioni do të bëjë raportin pasi të verifikojë se Serbia ka përmbushur shkallën e domosdoshme të harmonizimit me kriteret që Këshilli i ka vënë më 5 dhjetor 2011, e sidomos ato lidhur me Kosovën”, theksohet në dokumentin e brendshëm KE, i cili trajton strategjinë e zgjerimit për periudhën 2012-2013, që do të publikohet më 10 tetor.