Kalo te lënda

Policia arreston një person për pikëpamje ekstremiste

Një ditë pas kërcënimit të lideri radikal islamik, Omar Bakri se Ballkani do të goditet nga grupe radikale islamike me ç’rast e ka përmendur edhe Kosovën, Policia e Kosovës ka arrestuar një presoni si i dyshuar për pikëpamje ekstremiste, kanë bërë të ditur burime të portalit ORAinfo.com. Mirëpo nuk është bërë i ditur emri e as nacionaliteti i të arrestuarit.

Ndërsa, zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për ORAinfo se nuk e posedon një informatë të tillë.

Përndryshe, një ditë me parë lideri radikal islamik, Omar Bakri,  paralajmëroi shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre.

“Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë ata”, deklaroi Bakri, që i pyetur për shtetet europiane që konsideroi islamike, renditi: “Spanja,Bullgaria,Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”, ka thënë ai. (ORAinfo)

Lini një koment