Kalo te lënda

Përlahen deputetët shqiptarë në Maqedoni

Në diskutimin parlamentar për mocionin e votëbesimit të qeverisë në Madedoni, deputetët shqiptarë nuk mundën të përmbahen dhe filluan të përdorin fjalë të cilat nuk ngjajnë në një debat parlamentar por në një komunikim të nivelit të ulët të rrugës.

Fjalët fyese nisën nga deputeti Ziadin Sela,  pastaj tek ministri Vaon Saraçini, ndërsa kulmi arriti kur Sela dhe ministrit Blerim Bexheti i kërkuan njëri tjetrit që jashtë seancës të “pastrojnë hesapet”.

Fillimisht në fjalimin  e tij, deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela, ndër të tjera disa herë tha fjalë fyese dhe të pahijshme ndaj deputetëve dhe ministrave të BDI-së.

“Unë e dija se vetëm deputetët e BDI-së kanë larë lesh, por nuk e dija se kanë larë lesh edhe ministrat e BDI-së”, ka deklaruar Sela, transmeton Koha.

Por ndaj kësaj nuk mundi të përmbahet ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini i cili theksoi se këto fjalë fyese të deputetëve të PDSH-së janë të shpeshta, ndërsa ata i quajti “banditë”.

“Ju që fyeni deputetët dhe ministrat e BDI-së nuk e shihni se çfarë banditë jeni të gjithë që jeni ulur aty me radhë. Mirë qe qëndroni larg derës se po të ishit më afër moti do të kishit shkuar atje ku e meritoni”, ka thënë në mënyrë të papërmbajtur ministri Saraçini.

Në replika të më pasme përleshje verbale kishte edhe mes deputetit Sela dhe ministit të drejtësisë Blerim Bexheti. Ata ftuan njëri tjetrin për të dalë jashtë sallës së seancave dhe të “pastrojnë paqartësitë”. Për ti vënë kapakun të gjithë kësaj, deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri, theksoi se “shqiptarët moti kanë shkuar për lesh, por janë kthyer të qethur”.

Lini një koment