Kalo te lënda

Partitë në kërkim të emrave për kryetar të ardhshëm të Prishtinës

Partitë politike kanë filluar përgatitjet rreth përzgjedhjes së emrave për kandidat potencial për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Këtë e pohojnë zyrtarë të lartë të pesë partive më të mëdha politike në vend.

Edhe pse me pushtetin lokal në kryeqytet që nga paslufta e deri tash vazhdimisht ka qeverisur Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ajo dhe dy partitë e tjera politike, AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit, preferojnë të mos i përmendin emrat e kandidatëve të mundshëm që pritet të kandidojnë për kryetar të Prishtinës.

Nga partia që udhëheq me Prishtinën, LDK-ja, tashmë edhe publikisht janë përmendur emrat e deputetëve Hashim Deshishku dhe Ismet Beqiri, si pretendent për të parin e Prishtinës që thuhet në opinion është spekulim ka thënë Beqiri, duke mohuar se ai ose Deshishku janë përmendur në strukturat brendapartiake si kandidatë të mundshëm, shkruan koha.

Edhe në PDK përmenden emrat e dy anëtarëve. Blerand Stavileci dhe Lirak Çelaj, janë shprehur të gatshëm për të kandiduar për kryetar të ardhshëm të kryeqytetit nëse këtë do ta miratojnë edhe organet e larta të partisë.

Lini një koment