“Paraburgimi i Hamitit, absurd dhe i paligjshëm”
Pas kërkesës që ka bërë mbrojtja për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës, paraburgimin e Sami Hamitit e ka cilësuar si “absurd dhe të paligjshëm”.
Gjykata Supreme mësohet se e ka kthyer lëndën në Gjykatën e Qarkut për rivendosje.
Këto i ka konfirmuar mbrojtësi i Sami Hamitit, Tomë Gashi.
Siç mëson Gazeta “Zëri”, sot ose nesër pritet të vendoset në Gjykatë të Qarkut për ndryshimin eventual të vendimit ndaj Sami Hamitit i cili u arrestua më 12 shtator të këtij viti si i dyshuar për korrupsion, ndërkaq paraburgimi ndaj tij u caktua vetëm një ditë pas arrestimit.