Kalo te lënda

Maqedonasit sulmojnë shqiptarët në autobus, tre të lënduar

Në përleshjen e maqedonasve dhe shqiptarëve në autobusin e qytetit në Shkup, ku janë përdorur thika, janë lënduar tre persona, derisa autobusi është demoluar, raportojnë mediat në gjuhen maqedonase.

I lënduar është një i mitur, një vajzë 23 vjeçare dhe një grua 66 vjeçare. Dëshmitarët thonë se përleshja ka ndodhur kur një grup maqedonas ka hyrë në autobus te poliklinika në lagjen “Xhorxhe Petrov” dhe gjatë udhëtimit i kanë provokuar shqiptarët që ishin në autobus.

Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën, kurse policia ka arrestuar nëntë persona, njëri nga ta i mitur.

Lini një koment