Kalo te lënda

Kërkohet më shumë vetëdijesim për kancerin e gjirit

Në Kosovë sot është zhvilluar një manifestim në kuadër të Muajit për vetëdijesimin e grave rreth kancerit të gjinjve.

Në manifestimin e zhvilluar në kryeqytet, përveç presidentes së Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, morën pjesë edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ambasadorja e SHBA-së për çështjet globale dhe të gruas, Melanne Verveer, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, e të tjera.
Sot ne dëshmojmë kujdesin dhe solidaritetin tonë, jo vetëm si individë por edhe si shoqëri, në përkrahje ndaj të gjithë atyre që janë të prekur nga kjo sëmundje.  Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme jo vetëm gjatë muajit të tetorit, por çdo ditë të vitit, ne të gjithë, ju përcjellim mesazhin të prekurave nga kanceri i gjirit, se ato nuk janë të lëna vetëm  në këtë betejë. Ato e kanë përkrahjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë dhe të institucioneve tona.
“Nga kjo ecje simbolike ju përcjellim porosinë të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijesimin,  për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët. Shëmimi në një pjesë të madhe varet nga kjo dhe nga masat e kontrollit të vazhdueshëm preventiv. Këtu e shpreh përkushtimin tim si Presidente e vendit që të bëjmë të gjithçka që të parandalojmë dhe ta fitojmë betejën kundër kësaj sëmundjeje. Kancerit i gjirit ka shërim, nëse zbulohet me kohë”.
Duke marrë folur me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se “Nga kjo ecje simbolike ju përcjellim porosinë të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijesimin,  për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët.
Shëmimi në një pjesë të madhe varet nga kjo dhe nga masat e kontrollit të vazhdueshëm preventiv” dhe shtoi se “shpreh përkushtimin që të bëjmë të gjithçka që të parandalojmë dhe ta fitojmë betejën kundër kësaj sëmundjeje. Kancerit i gjirit ka shërim, nëse zbulohet me kohë.

Lini një koment