Grabovci, Mustafës: Të mundim sa herë të mbahen zgjedhjet
Përderisa kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka vlerësuar se Kosova është në krizë institucionale, duke paralajmëruar koalicion parazgjedhorë me partitë tjera, Adem Grabovci nga PDK-ja ka mendim ndryshe.
“Isa Mustafa e ka tërësisht gabim. Në Kosovë nuk ka krizë institucionale. Institucionet e vendit funksionojnë normalisht. Këtë e di edhe Mustafa, apo ndoshta i është ngatërruar me krizën në LDK”, ka thënë Grabovci, për Epokën e Re.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, e ka paralajmëruar Mustafën se partia e tij do ta mund LDK-në sa herë që të mbahen zgjedhje.