Bllokohet autostrada Kosovë-Shqipëri
Banorët e 3 fshatrave të Kukësit, (Tërthore, Shiqen e Bicaj) debitorë të energjisë elektrike, bllokuan aksin rrugor Kukës-Morinë në shenjë proteste. Rreth 200 persona, pasi kanë bllokuar nënstacionin elektrik, i janë drejtuar rrugës nacionale, ndërkohë forca të shumta policie po monitorojnë gjithë situatën nga afër.
Mungesa e energjisë ka irrituar dhjetra banorë të qytetit të Kukësit , të cilët janë ndeshur me punonjësit e nënstacionit elektrik të qytetit, pasi tentuan të futen në brendësi me dhunë.
Sipas burimeve nga CEZ mësohet se kompania ka ndërprerë energjinë për disa debitorë, ndërkohë gjatë protestës ka stakuar energjinë si masë sigurie për shkak të protestuesve.
Që prej orës 19:00 qyteti i Kukësit vijon pa energji elektrike, ndërkohë që debitorët kundërshtojnë vendimin duke tentuar të hyjnë me forcë për të disatën herë, pasi kundërshtojnë vendimin e CEZ.