Arrestohet super grabitësi i arit
Altin Mici, shtetas i Shqipërisë, ka përfunduar sot në pranga të policisë në Prizren me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer disa raste të grabitjeve nëpër Kosovë.
Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ndërsa i njëjti menjëherë është dërguar në objektet policore.
I dyshuari ka kërkuar që të bisedoi vetëm më avokatin në një zyre, ku më pas ka arritur të ikë nga policia.
Këta të fundit menjëherë janë venë në ndjekje të të dyshuarit, i cili është kapur përsëri afër xhamisë së “Maksut Pashës”. Mësohet se i njëjti gjatë kërcimit nga dritarja, ka marrë lëndime trupore.
Sipas policisë, gjatë bastisjes së të dyshuarit, në një palë brekë, ku enkas ishte ndërtuar një xhep, janë gjetur stoli të arta, për të cilat dyshohet se janë vjedhur në Mitrovicë.
Vlera a stolive të gjetura tek i dyshuari, sipas një argjendari të konsultuar, është 7000-8000 euro. Pas intervistës, në prani të avokatit, është bërë e ditur se i dyshuari ka kryer dy vepra të ngjashme në Gjakovë, një në Pejë, një në Prishtinë dhe një në Gjilan. Mirëpo hetuesit janë kategorik se ky i dyshuar ka kryer edhe grabitje tjera që duhet të hetohen./V.K/