Kalo te lënda

Shqiptari nga Maqedonia dyshohet pë vrasje të dyfishtë në Itali

Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar mbrëmë nga autoritetet italiane me dyshimin për kryerjen e vrasjes së dyfishtë.

Shtetasi Abdul Halili (1984) dyshohet se ka vrarë një çift italian në shtëpinë e tyre në Montelupe në provicën Maçerata.

Halili ka hyrë në shtëpinë e tyre për të kryer grabitje, por në një moment ai ishte hetuar nga çifti Paolo Markoni dhe bashkëshortja e tij Ada Çekreti. Ai më pas ka therrë për vdekje dy viktimat.

Policia italiane theksoi se shtetasi i Maqedonisë edhe më parë ka qenë i njohur për kryerjen e mashtrimeve, dhunës dhe kërcënimeve të personave zyrtar.

Lini një koment