Kalo te lënda

PDK, lëshon seancën Kuvendi ndërprenë punimet

Pas refuzimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së, që të hidhej në votim mocioni i opozitës dhe rezoluta e propozuar dje nga koalicioni qeverisës, deputetët e pozitës kanë lëshuar sot seancës e Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja e Kuvendit, e nisur me konfrontime e polemika të ashpra midis kryeparlamentarit e kryetarit të Grupit të PDK-së, çoi në shtyrjen e saj.

 

Ndaj këtij veprimi të pozitës, kanë reaguar përfaqësues të partive opozitare. Sabri Hamit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo sjelle e pozitës është hyrje në autoritarizëm dhe rrënim i parlamentarizmit në Kosovë. Ndërsa, deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se Kuvendi po duket mirë pa PDK. “Kuvendi po kthehet në një adresë të gabueshme, njofton kosovapress.

 

Mos e ktheni Kuvendin në problem të brendshme. PDK po ikë nga seanca”, ka thënë ai. Ndaj këtyre pohimeve të tij ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. “Problemet e ngritura nuk janë problem interesash personale por të qytetarëve.

 

Nëse është ashtu unë tërhiqem nga ajo që e kam thënë. Ato janë në interes të demokracisë në Kosovë. Nuk janë çështje të interesave të ngushta”, ka thënë Krasniqi. Seanca vazhdon javën e ardhshme, ndërsa për të kryesia e Kuvendit merr vendim të hënën e ardhshme./standardi.info

Lini një koment