Një i vdekur në aksidentin te Bërnica
Një person i moshës 40-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndim të rënda trupore pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Bërnicë afër Prishtinës. Policia e Kosovës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit Golf 3 ka goditur një kamion, i cili ishte i parkuar skaj rrugës.
Nga kjo goditje ka humbur jetën shoferi i veturës Golf 3, ndërsa pasagjeri që ishte në këtë veturë ka marrë lëndime të rënda. Lajmin për vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar për Kohavisionin edhe drejtori i Qendrës Emergjente Basri Lenjani, ndërsa ka bërë të ditur se personi i lënduar është duke u mjekuar në këtë qendër dhe se është jashtë rrezikut për vdekjen.