Kalo te lënda

Mustafa bisedoi me EULEX-in për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar të enjten se prokurorët e EULEX-it që merren me rastet e vrasjeve të funksionarëve të LDK-së, që nga përfundimi i luftës, kanë biseduar të enjten me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas LDK-së, kjo bisedë është bërë për të marrë opinionin e Mustafës, si lider i LDK-së lidhur me këto vrasje dhe nuk është biseduar për ndonjë çështje tjetër.

“Sqarojmë se asnjë bisedë tjetër nuk është bërë jashtë kësaj teme. Biseda me prokurorin e EULX-it që merret me këtë rast është bërë në përputhje me procedurat që ka EULEX-i lidhur me hetimin e këtyre rasteve kriminale”, thuhet në kumtesën e komunës së Prishtinës.

Lini një koment