Hillary Clinton s’i ndan sytë nga gjoksi i Aguilera-s (foto)
Eh, ky është gjoks! Kështu duket se ka menduar Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ndërsa është fotografuar gjatë një momenti, ku i ka ngulur sytë në gjoksin e këngëtares Christina Aguilera.
Të dyja kanë qenë të pranishme në një ceremoni ku këngëtarja e njohur është vlerësuar nga Departamenti i Shtetit për rolin që luan në luftën kundër varfërisë në botë.
Aguilera është ambasadore e Programit Kundër Urisë të Kombeve të Bashkuara.





