Kalo te lënda

Hetimet për vrasjen e Sulejmanit, familja thotë se e vrau policia

Një ekip hetuesish dhe mjekë të Institutit për Mjekësi Ligjore po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rastin e vdekjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani në burgun e Shtipit.

Një ekip hetuesish dhe mjekë të Institutit për Mjekësi Ligjore po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rastin e vdekjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani në burgun e Shtipit.
Rezultatet e para të hetimeve kanë treguar se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit dhe dyshime për vrasje, por vdekja është konsideruar e natyrshme.
Por, Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti ka kërkuar hetime plotësuese dhe të detajuara. “Megjithatë, edhe përskaj informacioneve fillestare së bëhet fjalë për vdekje natyrore, Ministri Bexheti përsëri angazhoi të gjitha shërbimet kompetente që të shqyrtojnë çdo dilemë që mund të ekzistojë në opinionin publik dhe tek familja e të ndjerit për arsyet e vdekjes”, ka theksuar ministri Bexheti.
Familjarët e Ibrahim Sulejmanit, ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Tetova, i cili dje u gjet i vdekur në burgun e Shtipit ka akuzuar policinë si autore të eliminimit.
Pjesëtarët e kësaj familje kanë theksuar se familjari i tyre u vra nga organet policore, pasi që ai kishte për tu liruar vetëm disa ditë.
Avokati mbrojtës Shpend Devaja akoma nuk është deklaruar lidhur me vdekjen misterioze të klientit të tij, i cili priste që të lirohej gjatë ditëve të ardhshme.
Ibrahim Sulejmani ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie, me akuzën për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001. Më interpretimin autentik të Ligjit të amnistisë vitin e kaluar, Sulejmani jo vetëm që nuk u lirua, por atij i`u shtuan edhe katër vite të tjera burg, në një seancë të përsëritur, me kërkesë nga avokati i tij Shpend Devaja, i cili kishte kërkuar lirimin e klientit të tij.
Partitë politike shqiptare kërkuan hetime të detajuara për të ndriçuar vrasjen, ndërsa PDSH akuzoi partinë shqiptare BDI si përgjegjëse në këtë rast, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti. (INA)

Lini një koment