Buja: Ta përkrahim Thaçin për kryetar të PDK-së
Kryetari i Lipjanit Shukri Buja, ka thënë se të gjithë duhet ta përkrahin rikandidimin e Hashim Thaçit për kryetarë të PDK-së.
Ai në një intervistë për “Epoka e Re”, ka thënë se Partinë Demokratike nuk mund ta rrezikojë opozita.
“PDK-së i duhet, si kurrë m ë parë, një unitet edhe më i madh sesa që është tani, individët duhet ti shohin interesat publike brenda partisë, e jo jashtë saj”, ka deklaruar Buja