Kalo te lënda

Arrestohet “Qapella” i Sekiraqës

Florim Fazliu, me njofkën “Qapella”, pjesëtarë i klanit të Enver Sekiraqës, është personi tjetër i cili ka rënë në pranga të policisë së Kosovës.

Policia bënë të ditur se sot në mesditë, Divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Florim Fazliu i njohur me nofkën ”Qapella”.

I arrestuari ka qenë i përfshirë në kryerjen e disa veprave penale si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, tentim për lëndim trupor etj.

Policia posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale në kuadër të grupit të ashtuquajtur “Sekiraqa”.

Personi i arrestuar ka qenë person i shpallur në kërkim sipas letër-rreshtimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe atë që nga viti 2011 (30.03.2011).

I dyshuari tashmë i arrestuar do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake për procedurat e mëtutjeshme gjyqësore./V.Krasniqi/

Lini një koment