Yllka: Po shijoj ditët më të lumtura të jetës
Yllka Gashi po përjeton ditët më të lumtura të jetës së saj.
Aktorja e njohur për disa javë do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është në javën e 33-të të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.
E shtatzënia duket të ketë ndikuar shumë edhe në anën emocionale të aktores. Pos tjerash, ajo ka thënë për emisionin Exspress të KTV-së se asnjëherë nuk është ndier më e qetë dhe e gëzuar.
Gashi ishte e pranishme ditë më parë në ekspozitën me fotografi të Artan Korenices dhe nuk po i lë anash as aktivitetet e tjera kulturore.