Vriten 2 persona shkaku i fëmijëve
Zejni (52) e Flamur (30) Gashi janë vrarë të martën mbrëma në fshatin Atmaxhë si pasojë e një zënke kushërinjsh që ka zgjatur për mëse pesë vjet.
Majori Lumni Graishta, shef i njësisë hetimore të policisë në rajonin e Prizrenit, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, të martën.
Personat e vrarë janë Zejni (52) e Flamur (30) Gashi.
“Deri më tash policia ka arrestuar pesë persona në lidhje me këtë rast”, tha Graishta.
Sipas tij, viktimat dhe të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje që zgjaste tash e pesë vjet.
Merret vesh se e gjithë zënka kishte nisur si pasojë e një rrahje mes fëmijëve.
Allahu qafen jau theft Fara ju Hupt ,rrac e keqe ish shqiptari
PëlqejeniPëlqejeni
keq shum keq duhet ti harrojme keto gjera te shemtuara niher e pergjithmon ngushllime familjeve
PëlqejeniPëlqejeni