Supremja konfirmon dënimet për rastin “Tisa”
Supremja konfirmon vendimin në rastin “Tisa” Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar sot vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës në rastin ”Tisa”. Kryetari i trupit gjykues, Horst Bridel gjatë arsyetimit tha se vendimi i shkallës së parë ka qenë i drejtë dhe pas shqyrtimit të të gjitha ankesave të palës mbrojtëse ka hedhur poshtë të gjitha ankesat.
Avni Hajdari, i është shqiptuar dënimi prej 19 vjet burg dhe 250 mijë euro gjobë, Shpëtim Ademajt prej 17 vjetësh burgim dhe 200 mijë euro gjobë, Ismail Krapi dhe Shaip Selmani do të mbajnë nga 8 vjet, Fatmir Pajaziti 7 vjet, Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burgim- me kusht, si dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burgim, raporton Koha.
Sipas aktakuzës që ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në natën mes 14 dhe 15 tetorit të vitit 2009, një grup prej 18 kosovarësh ishte trafikuar dhe kishin pësuar derisa po kalonin me barkë përmes lumit Tisa ndërmjet Serbisë e Hungarisë.