Kalo te lënda

Shtyhet votimi i Mocionit dhe kundër-Mocionit për privatizimin

Është shtyrë për seancën e nesërme votimi për Mocionin e propozuar nga partitë opozitare dhe Rezoluta e propozuar nga partitë e koalicionin qeverisës në lidhje me privatizimin.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka lexuar rregulloren e punës së Kuvend, kur kërkohet harmonizimi dhe përkthimi i Mocioneve në gjuhën e Kuvendit para se ai të votohet.

Mocioni i propozuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK, kërkon që privatizimi të pezullohet përkohësisht deri në përmbushjen e disa kushteve.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka propozuar një kundër-Mocion/Rezolutë, me të cilën kërkohet që të vazhdohet privatizimi.

Lini një koment