Në burgun e Shtipit gjendet i vdekur një ish- pjesëtar i UÇK-së
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ibrahim Sulejmani, është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Shtipit.
Ibrahim Sulejmani, 39 vjeç, vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ndodhej tash 4 vjet e gjysmë, raporton koha.
Ibrahim Sulejmani ishte dënuar për vepra që kishin të bënin me krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001, ndërsa me miratimin e Ligjit për amnisti në Kuvend, Ibrahim Sulejmani priste lirimin e tij.
O Zot edhe sa koh kjo gjendje e Shqiptarve kur do tejemi dikush qe di vlerat e veta ti mbroj kur do ket POlitikana qe do te mundohen per Popullin e vet te punojn ejo per pasuri Ngushllime familjes
PëlqejeniPëlqejeni