Kalo te lënda

Milani, fitore të artë në Shën Petersburg (video)

Ndeshja e parë e së mërkurës në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve (Grupi C) ndërmjet Zenitit dhe Milanit i ka takuar skuadrës italiane, e cila ka fituar me rezultat 3:2.

Skuadra italiane shumë shpejt ka krijuar eperësi 2:0, mirëpo këtë nuk ka qenë e aftë ta ruaj deri në fund. Emanuelson i dha eperësine e parë ‘rossonerëve’ në minutën e 16’, kurse tre minuta më pas, El Saarawy dyfishoi atë.

Mirëpo, në përfundim të pjesës së parë, Hulk (min. 45+1) zbuti epërsinë, ndërsa Shiokov e barazoi rezultatin me asistim te Hulkut në minutën e 49’.

Fitoren Milanit ia dhuroi Hubcan me autogol në minutën e 75’.

Pas dy xhirove, Milani ka 4 pikë, kurse Zeniti mbetet pa pikë. Në këtë grup, nga 20:45 luajnë Anderlecht – Malaga.
Zenit – Milan 2:3

Ajax – Real Madrid

Anderlecht – Malaga

Arsenal – Olympiakos

Dinamo K – Dinamo Z

Porto – PSG

Manchester C – B. Dortmund

Schalke – Montpellier

Emanuelson

Lini një koment