Krasniqi: Të gjitha qeveritë e pasluftës e kanë plaqkitur popullin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Kosova është duke vazhduar të vjedhet dhe të plaqkitet nga përfaqësues të institucionet të Kosovës, ashtu siç është vjedhur dhe plaqkitur edhe në kohën e Serbisë. Ai ka thënë se të gjitha qeveritë e pasluftës kanë dështuar të qeverisin me vendin, por kanë ditë shumë mire si të pasurohen.
“Ata po dinë të pasurohen për vete me paratë e popullit, duke mos e prishur për këtë as timin e duhanit, ndërsa po dështojnë të qeverisin me vendin”, ka thënë Krasniqi gjatës seancës se Kuvendit të Kosovës, ku është duke u mbajtur interpelanca e ministrit për Ekonomi Besim Beqaj, me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Krasniqi i ka ftaur drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të punojnë me shumë në integrimin e vendit duke i respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. (ORAinfo)