Kalo te lënda

Kosova jo si shtet në marrëveshjet me BE-në

Në kohën kur pritet studimi i fizibilitetit, me të cilin Komisioni Evropian do të vlerësojë mundësinë që edhe me Kosovën të nisin negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Këshilli i BE-së ende nuk ka arritur pajtim madje as për të autorizuar nisjen e negociatave për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së.

Shërbimi ligjor i Këshillit sqaron se me Kosovën mund të nisin negociata për marrëveshje, të cilat nuk e prejudikojnë statusin dhe nuk e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur.
Nëse pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën pajtohen gjatë këtij muaji, Këshilli i BE-së do të mund të miratonte vendimin për të autorizuar Komisionin Evropian që të nisë negociatat me Kosovën për “Marrëveshjet kornizë” për pjesëmarrjen e Kosovës në disa programe të Bashkimit Evropian.
Kështu i kanë thënë Kohës Ditore disa burime diplomatike të BE-së në Bruksel.

Lini një koment