Kalo te lënda

Fondi i 3 përqindëshit hetohet nga Prokuroria

Prokuroria Speciale e Kosovës, është duke zhvilluar një hetim preliminar lidhur me deklarimet e Musa Dakës, kohë më parë në mediet vendore, që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e fondit të 3 përqindëshit.

Lidhur me këtë hetim, së pari ka qenë e ngarkuar Prokuroria Publike e Qarkut të Prishtinës, por më pas lënda ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku në krye të këtij institucioni është kryeprokurori i EULEX-it. Megjithatë, me lëndën në fjalë është ngarkuar një prokuror vendor, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur.
Për këtë çështje zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka deklaruar se “Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar një hetim preliminar për këtë rast, dhe pasi që ka një hetim ne nuk mund të bëjmë komente të mëtutjeshme”. Ai ka bërë të ditur se më rastin është ngarkuar një prokuror vendor.
Në anën tjetër, Musa Daka, ka deklaruar për Kosova Info, se deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Prokuroria, por siç, tha ai, pret që këtë muaj t’i behët kjo ftesë.
Se çka e ka shtyrë Dakën që të kërkojë llogari nga ata që udhëhoqën Qeverinë e Kosovës në  egzil, është pikërisht  fondi i Kosovës i ashtuquajturi fondi 3%, mos financimi i luftës për liri, njëkohësisht edhe për fondin “Vendlindja Thërret”, si dhe për huat publike, ku sipas Dakës Qeveria ne egzil ka marrë para hua nga qytetarët e Kosovës jashtë vendit, në mënyrë që këto para t’ju kthehen atyre pas luftës dhe me konstituimin e institucioneve të Kosovës.
Kosova Info posedon dëshmitë që i ka ofruar Daka, dëshmi këto, që ai, ju ka ofruar edhe organeve të hetuesisë së vendit, në vlerë prej disa dhjetëra milionash, qoftë në forme huaje që Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi i kanë marrë, gjatë kohës sa kanë qenë në Qeverinë në egzil, apo që me fondin e 3%, po vazhdojnë ta mjelin si burim të pashtershëm, duke mos i dhënë llogari askujt.
Në prononcimin e tij për Kosova Info, Daka deklaroi se ka qenë bashkë themelues i LDK-së në ShBA, në vitin 1990, pikërisht me 1 Korrik, dhe më shumicë  vote është emëruar kryetar dege në Waterbury, CT, dhe pas pak vitesh  është formuar edhe (hapur) fondi 3%, që udhëhiqej nga anëtarët e LDK-së. Po ashtu, ai tha se ka qenë edhe përfaqësues i degës në kolegjiumin e degëve që për seli kishte Shtutgardin, pra në Gjermani.
“Sa për informim ju them se pasi që Bukoshi dhe Mustafa i kthyen shpinën dr. Rugovës , në LDK filluan hezitimet dhe dyshimet,  për keqpërdorimin e fondit të 3 për qindëshit, si mos dhënia llogari institucioneve përkatëse pas lufte, dhe vazhdimi i  pasurimit të tyre me djersën e atyre që kontribuuan në këto fonde”, tha Daka.
Pas këtyre dyshimeve, Daka tha se, ka biseduar hapur me presidentin Rugova, menjëherë pas lufte, edhe pse opinioni i gjerë i Rugovës pas lufte,  ka qenë se për këtë do të formohen organet e drejtësisë, të cilat do ta zbardhin këtë çështje, edhe pse, siç tha Daka një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Për fund, Daka ka deklaruar se nuk ka asgjë personale më askënd, por  vetëm kërkon që të dihet se ku kanë përfunduar parat e këtyre dy fondeve. /KosovaInfo/

Lini një koment