Akuzon ish – qeverinë LDK – AAK për politizim të privatizimit
Kryeministri i Kosovës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të mos politizohet çështja e privatizimit .
Ai ka akuzuar qeverisjen e vitit 2004 e cila në atë kohë udhëhiqej nga koalicioni LDK – AAK se qysh atëherë megjithëse si♪5 tha Thaçi “vendimet ekzekutive i kishte UNMIK-u” ka filluar të politizonte privatizimin me vendosjen me ministrave të qeverisë në bordin drejtues të Agjencisë së Privatizimit.
Thaç në Kuvend ka theksuar se nga viti 2008 e deri më sot, në bordin drejtues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit nuk ka asnjë ministër dhe se ky ka qenë një propozim personal nga ana e tij.
Thaçiu ka kujtuar deputetëve se janë ata që kanë miratuar vendimet e Bordit të AKP- së .
“Sipas ligjit AKP i raporton vetëm Kuvendit dhe vendimet e tij gjithmonë janë miratuar gati unanimisht Kuvend” ka thënë Tahçi./