Agani nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Me ftesën e Rektorit të Universitetit Nigde, Adnan Goryr dhe kryetarit të Komunës Kale, Qarku Denizli, Republika e Turqisë Ismail Jancirma, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani realizoi vizitë zyrtare institucioneve qeveritare, akademike, shëndetësore dhe ekonomike të këtyre rajoneve.
Me këtë rast Universiteti Nigde nderoi ministrin Agani me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” dhe nga Kuvendi Komunal i qytetit të lashtë Kale, me titullin “Qytetar Nderi”, për kontributin e tij dhënë ndërtimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë .
Ministri Agani falënderoi institucionet e Republikës së Turqisë për mbështetjen e dhënë pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës si dhe afirmimit të saj të vazhdueshëm ndërkombëtar si dhe e theksoi miqësinë shekullore ndërmjet popujve të dy shteteve me theks të veçantë në rëndësinë e ripërtëritjes së këtyre marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik në vitet e para të pavarësisë së shtetit tonë.