Kalo te lënda

Adele, këngë për James Bond

Pjesa muzikore e filmit të ri të James Bond ‘Skyfall’, i cili do të jetë në kinematë britanike në 26 tetorin e ardhshëm, është kënduar nga Adele. Kënga, e cila ka të njëjtin emër si filmi, do të paraqitet të premten e ardhshme. Sipas disa kritikëve, stili i këngës të kujton ‘sounds’ të pjesëve të tjera historike të Shirley Bassey si Goldfinger dhe Diamonds Are Forever.

Konfirmimi se Adele do të jetë ylli muzikor i filmit të ri 007 ka mbërritur në twitter-in e këngëtares. Mes autorëve të pjesës figuron edhe producenti dhe kantautori i hitit ‘Rolling In The Deep’, Paul Epworth. “Në fillim kam hezituar”, ka thënë këngëtarja në një shënim. “Kur bëhet fjalë për një këngë për James Bond je menjëherë nën reflektorë dhe ka një presion të çmendur.

Por jam dashuruar me skenarin dhe Paul ka pasur ide të shkëlqyera. Në fund nuk pata asnJë dyshim. Një ditë, kur të jem 60 vjeç, do të jem ende aty, për t’u treguar njerëzve që dikur kam qenë një ‘Bond girl’.

Lini një koment