Vulin për bisedime teknike e jo politike të Serbisë me Kosovën
Drejtoi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar se bisedimet me Kosovën do të jenë teknike e jo politike dhe në to dueh të flitet për, siç ka thënë ai, situatën elektroenergjitike dhe në telekomunikacion.
Ai ka theksuar për TV Pink se Serbia nuk heq dorë nga Kosova, se është kundër dhunës dhe se është i gatshëm për bisedime, transmeton Koha.net.
Vulin ka thënë se Serbia po përpiqet të zgjidhë problemet ekonomike, ato të dokumenteve, të fëmijëve që shkojnë në shkollë, transportin e tyre dhe furnizimin me rrymë në veri të Kosovës gjatë dimrit që po vjen.
Vulin ka thënë po ashtu se “ nuk ekzistojnë as vendkalime legale dhe as ilegale në Kosovë, por ekziston krahina jonë që është nën administrim të përkohshëm ndërkombëtar sipas rezolutës 1244\”.