Thaçi planifikon takimin e liderëve për dialogun
Liderët e partive politike pritet që brenda pak ditësh të mblidhen në një tryezë të përbashkët. Takimi do të ketë për qëllim bashkërendimin e pozitës dhe opozitës karshi dialogut politik me Serbinë, shkruan koha.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur që me t’u kthyer të martën nga vizita në Suedi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, planifikon që të nisë kontaktet me përfaqësuesit e partive në Kuvendin e Kosovës për një tryezë, kur krahas koordinimit për dialogun do të kishte konsultime edhe për reformën zgjedhore dhe kushtetuese.
Takimi do të mbështetet edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët edhe e kanë shtyrë përpara afrimin e partive rreth një qëndrimi nacional karshi veriut të Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që të dyja qëllimet dhe temat kryesore të dialogut politik. LDK-ja pranon pjesëmarrjen në tryezë, po këmbëngul në qëndrimin kundër dialogut.
Takimi do të mbështetet edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët edhe e kanë shtyrë përpara afrimin e partive rreth një qëndrimi nacional karshi veriut të Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.