Kalo te lënda

Takim me strukturat paralele

Ashtu siç ka raportuar dje Indeksonline, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka arritur sot në Republikën e Kosovës.

Ata në këto momente po zhvillojnë takime të ndryshme në hotel Palace në Mitrovicë, ndërsa në agjendë kanë edhe takimin e me përfaqësuesit e strukturave paralele në veri.

Burimet e Indekonline kanë thënë se ky delegacion takimet i kanë nisur në orën 18:00.

Zyrtarisht asnjë institucion vendor por as ndërkombëtarë, nuk ka njoftuar për një vizitë të këtij delegacioni në Kosovë. Përfaqësuesit e NATO-s do të kenë takime edhe më krerët e shtetit dhe do të diskutojnë për një mori temash.

Mësohet se ky delegacion do të qëndroi në Kosovë deri me datën 4 tetor, ku agjenda e takimeve do të jetë tejet e ngjeshur. Indeksonline pas përfundimit të takimit do ju sjell informacione shtesë./Indeksonline/

Lini një koment