Kalo te lënda

Mustafa: Sekiraqa nuk ka lidhje me LDK-në

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se i arrestuari Enver Sekiraqa nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë lidhje me LDK-në.

Kreu i partisë opozitare është shprehur se prej që ai është kryetar i LDK-së nuk ka pasur asnjë lidhje me Enver Sekiraqen, e as në kohën e Fatmir Sejdiut, pasi ka pasur bashkëpunim shumë të afërt me të.
“Mendoj që s’ka pasur, s’kam informata që Sekiraqa ka pasur lidhje me LDK-në, as para se unë ta marr kreun e LDK-së e as tash. Sejdiu ka qenë parimor dhe nuk ka dashtë që LDK-ja të inkriminohet me grupe kriminale, këtë e di sepse kam qenë bashkëpunëtor me të dhe nuk ka pasur lidhje me grupe të tilla”, ka thënë Mustafa në Rubikon të KTV-së.
Mustafa ka folur edhe për arrestimin e kryesuesit të Asamblesë së Kuvendit Komunal të Prishtinës Sami Hamiti, duke thënë se ai nuk ka nevojë të jap dorëheqje, pasi hetimet nuk janë duke u penguar.
“Hetimet janë të pavarura, mbajtja e postit të kryesuesit nuk i pengon hetimet. S’ka nevojë të jap dorëheqje sepse nuk i pengon hetimet”, ka thënë ai.
Sipas tij, asnjëherë nuk është marr vendim për ndërrim të parcelave për të cilat flitet, por sipas tij, çka flitet në telefona ai s’mund të them, por “Hamiti asgjë jashtë ligjshëm s’ka bërë”.
Duke mos dashur të thotë drejtpërdrejtë, Mustafa është shprehur se me këto arrestime po dërgohen mesazhe kërcënimi tek ata që punojnë.
“Jo s’mund të them të drejtpërdrejtë, por e shoh një ambient jo të shëndosh, që dikush të mendoj dhe punoj politikisht ashtu si të donë”, thotë Mustafa.
Ai thotë se çështjet morale nuk duhet të përzihet me çështjet ligjore.

Lini një koment