Kalo te lënda

Limaj i pakënaqur, largohet nga mbledhja e GP të PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj ka lëshuar sot në mënyrë demonstrative mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, e mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Burime të ORAinfo.com kanë thënë se Limaj nuk ka pritur të përfundoj mbledhja, duke u larguar pa dhënë ndonjë arsye, mirëpo, sipas këtyre burimeve, ai nuk është pajtuar me zhvillimet e fundit brenda PDK-së që ka të bëjnë me përgatitjet për Kuvendin Zgjedhor, pastaj ka kundërshtuar një pjesë të deputetëve se koalicioni qeverisës po funksionon mirë, si dhe ka qenë kundër procesit të bisedimeve politike të cilin e mbështetë kryeministri Thaçi dhe pjesa më e madhe e deputetëve të PDK-së.

Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci nuk i është përgjigjur telefonatave për të sqaruar një gjë të tillë, ndërsa i pamundur ka qenë kontakti edhe me vetë Fatmir Limajn.

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë dalë hapur kundër idesë për bisedime politike me Serbinë pa u zhvilluar debat në Kuvendin e Kosovës dhe pa u arritur një platformë e unifikuar e të gjithë spektrit politik në Kosovë.

Po ashtu Limaj ka kërkuar që në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së të shkohet një anëtar një votë, gjë që është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj partie.

1 Koment »

  1. fatmir limaj kute gjan ma mir net shkon veq besoj se kome andrru pushtetin sikur do te ledekes kur e shkatrrun partin qe meten rrugve si prshembull negjat daci

    Pëlqejeni

Lini një koment