Kalo te lënda

Edhe Shkendije Mujaj i përgjigjet Vali Corleones (Foto)

Një prej femrave më seksi në vendin tonë, Shkëndije Mujaj, ka zbuluar sekretet e linjave të saj trupore, pjesëmarrjen e saj të spekuluar në VIP Shpija 3, si dhe për lidhjen me Vali Corleone.

Shkëndija për në një intervistë për Telegrafin bëri potencime sensacionale, duke e përmendur çështjen VIP Shpija, pa e mohuar e as pohuar pjesëmarrjen e saj në këtë edicion të reality shout.
Telegrafi ka mësuar nga burimet e sigurta se Shëkndija do të jetë pjesëmarrëse e VIP Shpija 3, gjë për të cilën bukuroshja ka refuzuar të komentojë.
“Unë në Vip Shpija 3? Nuk dua të komentoj mbi këtë, është një çështje që pak po më brengos për momentin”, ka theksuar ajo.
Po ashtu Shkendija ka folur edhe për Vali Corleonen, i cili para pak kohësh ka deklaruar publikisht se ka pasur marrëdhënie intime me të.
“Vali Corleone? S’e di, nuk më përket mua të komentoj diçka që e thotë dikush që është në ndikim të alkoolit dhe që nuk din se çfarë po flet”, u shpreh Shkëndija.
Ajo shtoi më tutje se fiziku i saj është dhunti dhe se ajo nuk ka bërë ndonjë intervenim në trupin e saj.
“Krahasimet që po bëhen në lidhje me fizikun tim, Kim Kardashian dhe këto gjëra, nuk e di se çfarë të shtoj, është ajo që shihet…vetëm falënderoj Zotin për këtë dhuratë”, përfundoi Shkëndije Mujaj.

Per ma SHUMË: https://kosovalb.com/2012/09/30/shkendije-mujaj-ne-vip-shpija-3/

Lini një koment