Dy nënat e reja, në duet
Dy këngëtaret e njohura Poni Karafilaj dhe Aurela Gaçe, të cilat shquhen për zërat e tyre të veçantë, së shpejti do t’i dëgjojmë bashkë në një këngë.Duke qenë se të dyja vijnë nga qyteti i Vlorës, ndërsa në vazhdimësi janë në koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky bashkëpunim duket të mos ketë qenë i vështirë për tu aranzhuar .Sipas mediave shqiptare, ky duet do të përmbajë zhanre të ndryshme, duke qenë se Gaçe e Karafilaj nuk kultivojnë të njejtin zhanër muzikor.

Përveç këngës, të dyja kanë edhe të përbashkëta të tjera, duke qenë se janë nëna të reja. Muajt e fundit ato i janë përkushtuar rritjes së fëmijëve, Poni për djalin e saj Frenki, ndërsa Aurela për vajzën Grace. /Indeksonline/