Digjet në arat e tij një 50 vjeçar nga Prugovci
Një person 50 vjeçar nga fshati Prugovc i Prishtinës, është djegur sot përderisa po tentonte të shuante zjarrin në arat e këtij fshati.
Trupi i pajetë i tij u gjet nga disa fëmijë, i shtrirë me tërfurk në dorë
Siç njofton Klan Kosova, policia ka dalë në vendin ngjarjes, por as ata e as banorët nuk arritën që ta identifikojnë personin e vdekur.
Hetimet për rastin që ka ndodhur në orët e pasdites po i bën mjekësia ligjore. Askush nga fshatarët në vendin e ngjarjes nuk ishin familjarët e viktimës.