Dialogu mund të rifillojë para përfundimit të vitit
Zëdhënësja e përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijançiq ka deklaruar se dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit mund të vazhdojë para përfundimit të vitit, por nuk ka dhënë kurrfarë detajesh pasi që, siç ka thënë, ende po modalitetet e vazhdimit të bisedimeve.
Siç transmeton RTK Kocijançiq ka thënë se “punojmë që dialogu i Prishtinës dhe i Beogradit të vazhdojë sa më shpejt”.
“Jemi në kontakt me të dy palët në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejt. Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe tre muaj dhe ka kohë të mjaftueshme që këtë ta bëjmë deri në fund të vitit 2012” , ka thënë Kocijançiq.