Detroiti: Një qytet dikur i lulëzuar, tani një fantazmë (FOTO)
Detroiti është qyteti që ka vuajtur më shumë rënien nga shkëlqimi i dikurshëm.
Dikur një vend në lulëzim me një industri të zhvilluar, tani është kthyer në një vend të rrënuar.
Simboli i autoindustrisë në SHBA, por edhe i muzikës Motown, ka tani rreth 1 milion banorë më pak.
Dikur ishte qyteti i katërt më i madh në SHBA.
Rënien e këtij qyteti e ka dokumentuar me foto Camilo Jose Vargara për 25 vite me radhe. Aty ku dikur kishte rrugë plot gjallëri, tani ka bar, madje ndonjëri është kujtuar të bëjë një fermë të vogël.


















