Kalo te lënda

Besnik Tahiri ligjëron në Jordani për qeverisjen lokale

Në Aman të Jordanisë, eksperti i qeverisjes lokale, Besnik Tahiri  prezantoi praktikat e politikave publike dhe sistemin e Qeverisjes Lokale të Republikës së Kosovës.

Me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), zyra për Jordani dhe Siri, Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së, në cilësinë ekspertit të politikave publike dhe qeverisjes lokale, po qëndron në  Jordani.
Gjatë vizitës në Jordani, në një takim të veçantë në kabinetin e tij, Tahiri takoi edhe Ministrin e Çështjeve Komunale, M. Maher H. Abu Elsamen.
Gjatë këtij takimi, Tahiri theksoi se secili vend që ka për synim thellimin e demokracisë dhe parimeve të qeverisjes së mirë, duhet ta ketë parasysh se qeverisja lokale paraqet një gurthemel të demokracisë.
Në këtë kontekst, Tahiri tha se një përkushtim serioz duhet t’i kushtohet pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen komunale, bartjes së përgjegjësive nga niveli qendror tek ai lokal dhe se një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet themelimit të komunave të reja.
Tahiri tha se themelimi i komunave të reja të Kosovës është përcjellë me mundësi për qytetarët e Kosovës, mirëpo edhe me vështirësi në ngritjen e kualitetit të shërbimeve publike në nivel komunal.
“Çdo shtet që donë të krijojë komuna të reja, duhet t’i analizojë seriozisht kriteret, në mënyrë që sistemi të ketë sukses. Pa kapacitete dhe resurse të mjaftueshme,komunat posathemeluara kanë vështirësi të funksionojnë suksesshëm”, tha ai.
Gjatë kësaj vizite të ofrimit të këshillëdhënës profesionale dhe ekspertizës, Tahiri do të trajnojë katër institute vendore, Qendrën për Studime Politike Al Quds, Qendrën e Identitetit, Qendrën Phoenix për Studime Ekonomike dhe Informatikë si dhe Qendrën Thoraia për Studime, të katërta këto me seli në Aman.
Gjatë këtij procesi të konsultimeve dhe trajnimit, Tahiri elaboroi konceptet dhe trendet bashkëkohore evropiane të përpilimit të politikave publike dhe, në veçanti, qeverisjes lokale, si dhe ofroi informacion dhe shpjegime për modelin dhe përvojat e Kosovës në funksionimin e instituteve që për synim kanë përpilimin, hulumtimin dhe avancimin e politika publike.
Gjatë takimit me institutet jordaneze, Tahiri, theksoi se institutet profesionale në vendet në tranzicion duhet të ndihmojnë demokracinë dhe, në fakt, siç ka thënë ai, duhet t’ju paraprijnë reformave shtetërore me hulumtime të mirëfillta të politikave qeverisëse, studime dhe vlerësime të gjendjes në terren, sa iu përket nevojave qytetare si dhe përmes analizave profesionale të instituteve, në mënyrë që reformat e parapara të ndikojnë në avancimin e shoqërisë në përgjithësi.
“Pra, këto institute, duke adresuar politikat publike, në fakt adresojnë çështjet që ndërlidhen me demokracinë dhe reformat e Mbretërisë së Jordanisë”, është shprehur Tahiri.
Gjatë kësaj vizite, Tahiri, së bashku me Arianit Shehun, drejtor i NDI për Jordani dhe Siri, patën takime konsultative edhe me përfaqësues të lartë të Këshillit Kombëtar Sirian, Këshillave Kordinues Lokal si dhe përfaqësues lokalë të zonave të çliruara të Sirisë të rajoneve Homs, Idlib dhe Alepo.
Gjatë këtyre takimeve u diskuan praktikat ndërkombëtare të themelimit të Këshillave Komunale.
“Në këtë aspekt do të prezantohen edhe sistemet e bashkësive lokale të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të shërbejnë si shembuj potencialë për konsolidimin e demokracisë lokale në Siri. Themelimi i këshillave lokal ne zonat e çliruara ka gjetë përkrahje te fuqishme te faktorit ndërkombëtar si instrument i fuqizimit te bashkëjetesës nëpërmjet sekteve te ndryshme Siriane.

Lini një koment