Kalo te lënda

Tregtia e armëve, Braçe: Prokuroria të hetojë krimet e Imamit

TIRANE – Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijoi edhe sot akuzat në
drejtim të ministrit Imami, se ka shkelur rëndë politikat e Sigurisë Kombëtare,
duke i shitur Malit të Zi sasi të mëdha municionesh.

Duke iu referuar
dokumenteve zyrtare, Braçe tha se aty figuron që Shqipëria ka bërë tregti edhe
për armë që nuk gjendeshin në depot e ushtrisë, duke i blerë ato në një shtet
tjetër.

“Kjo dosje dokumenton transaksionin më të madh. Në qendër është
sërish kompania MEICO, por këtë herë për mallra të cilat nuk ishin në depot e
ushtrisë. Ndërmarrja MEICO, duke u ndodhur në kushtet e mosplotësimit të
kërkesës Raketa Zolia, është detyruar për t’i blerë në një shtet tjetër. Vetëm
emri është i Shqipërisë në këtë transaksion, në mes të këtij pazari sllav.”- u
shpreh Braçe, duke theksuar se asnjë nga dokumentet e publikuara prej tij nuk ka
siglën që i klasifikon si sekrete shtetërore.

Në fund të deklaratës së
tij, deputeti Braçe kërkoi vëmendjen e Prokurorisë, për të hetuar, sipas tij,
krimet që burojnë nga Ministria e Mbrojtjes, dhe që kanë përgjegjës ministrin
Arben Imami.

Lini një koment