Kalo te lënda

Thaçi: Ka potencial të lartë për investime direkte të jashtme

Kosova ka potencial të lartë për investime direkte të jashtme, ka thënë kryeministri Thaçi pas takimit me ministren e Tregtisë së Jashtme të Suedisë, Eëa Bjorling Kryeministri theksoi se marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyeshme dhe ato duhet të thellohen në të gjitha fushat, posaçërisht në atë të bashkëpunimit ekonomik. “Pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, Kosova është edhe më shumë e përkushtuar në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë aspekt Kosova ka ndërmarrë reforma të thella të cilat janë në linjë me rregullativat e BE-së dhe OBT-së, në përkrahje të tregtisë dhe investimeve të jashtme direkte, në përmirësimit e klimës së investimeve por edhe në zhvillimin ekonomik” tha Thaçi.
Kurse Ministrja e Tregtisë së Jashtme Eëa Bjorling, theksoi se do të shikojnë mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale në aspektin ekonomik në mes të dy shteteve. Kryeministri Thaçi u prit edhe nga kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Ëesterberh Kryeministri Thaçi e falënderoi kryetarin e Parlamentit të Suedisë për njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës, si dhe mbështetjen e madhe ndaj shtetndërtimit të Kosovës. “Pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, Kosova është edhe më shumë e përkushtuar në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për më tepër e çmojmë lartë rolin e Suedisë dhe përkrahjen e saj si njëra ndër përkrahësit kryesor të zgjerimit të BE-së” theksoi kryeministri Thaçi. Kryeministri Thaçi në takim çmoi lartë angazhimin personal të kryeparlamentarit suedez në funksion të ndryshimit të qëndrimeve të Greqisë, Qipros, Rumanisë, Sllovakisë, dhe Spanjës, në raport me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, përmes kontakteve që ai ka me kryetarët e parlamenteve të këtyre vendeve. Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Ëesterberg, theksoi se Suedia do të mbetet e përkushtuar fuqishëm në përkrahjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe rajonin./tung.ch/Kreshnik Kuqi

Lini një koment