Kalo te lënda

Qindra zyrtarë të lartë vazhdojnë t’i mbajnë nga dy punë

Bordet e ndërmarrjeve publike, qofshin ato qendrore, apo edhe komunale, edhe më tutje vazhdojnë të jenë çerdhe të punësimit të militantëve të partive politike në vend. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të bordeve të këtyre ndërmarrjeve kanë edhe pozita të rëndësishme në institucione publike, por ata njëkohësisht janë edhe anëtarë të bordit të këtyre ndërmarrjeve , ku për çdo muaj marrin nga dy paga, derisa në anën tjetër gjysma e popullatës së Kosovës konsiderohet e papunë, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër, Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, thotë se deri më tash institucioni që ai drejton ka nxjerrë disa vendime për konflikt interesi. Por, sipas tij edhe disa të tjerë janë në proces të hetimit nga hetuesit e AKK-së.

Petrit Zogaj nga organizata joqeveritare “Fol” thotë se pa dyshim që ndër keqëpërdorimet më të mëdha të pasluftës kanë qenë dhe mbeten ndërmarrjet publike te vendit.

Lini një koment