Kalo te lënda

Policia përleshet me studentët

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në protestën e studentëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” për të kundërshtuar, siç kanë thënë, emërimet politike që janë bërë.

Policia në këtë rast, ka arrestuar disa persona dhe duke larguar protestuesit nga oborri i rektoratit, raporton telegrafi.

Drejtues të Parlamentit Studentor, të cilëve iu janë bashkëngjit edhe dhjetëra student të tjerë kanë filluar një protestë përpara Fakultetit Filologjik dhe ku pritej të fillojë ceremonia e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Studentët kanë bllokuar hyrjen e të ftuarve në ceremoni, ku përveç fillimit të vitit të ri, pritej që edhe zyrtarisht të marrin postin menaxhmenti i ri.

Protesta ende po vazhdon dhe shihen forca të shumta të policisë.

Lini një koment