Kalo te lënda

Blerand Stavileci sfidon Isa Mustafën

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Stavileci thotë se është i gatshëm të hyjë në garë por kryetar të Prishtinës me qëllim që të sjell risi dhe të ofrojnë projekte të reja për ta përmirësuar gjendjen, siç thotë ai jo të mirë në qytetin e tij.

Blerand Stavileci, premton mrekulli për sektorin bujqësor, por krahas këtyre premtimeve ai ndërron kahet e tij duke sfiduar kryetarin e Prishtinës Isa Mustafën. Ai në të njëjtën kohë premton dhe ndërron vizionet e tij, çka e bënë më pak të besueshëm.

Nga viti i ardhshëm bujqit nuk do të kenë për çfarë të ankohen. Buxheti për ta do të jetë rreth 35 milionë euro. Do të subvencionohet çdo punë që e bëjnë.

Bile edhe më shumë seç është subvencionuar deri më tani. Vitin e ardhshëm bujqit do të ndihmohen edhe në blerjen e mekanizmit bujqësor, do të përkrahën në mbledhjen e bimëve mjekësore aromatike, në prodhimtari të perimeve në fushë te hapur dhe në prodhimtarinë e mishit.

Këto janë premtimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, që thotë se d o ët jenë të shkruara edhe në buxhetin e vitit 2013 që tashmë po e përgatitë, por sa mund t’i besohet atij kur tashmë paralajmëron se është i gatshëm t’i “tradhtojë”bujqit për t’u dalë në ndihmë vendasve të tij që do të jetojnë në një qytet që, sipas tij, nuk është në gjendje të mirë.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Stavileci thotë se është i gatshëm të hyjë në garë por kryetar të Prishtinës me qëllim që të sjell risi dhe të ofrojnë projekte të reja për ta përmirësuar gjendjen, siç thotë ai jo të mirë në qytetin e tij.

Lini një koment