Kalo te lënda

NATO diskuton situatën në Kosovë

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-së, javën e ardhshme në Bruksel, do ta shqyrtojnë situatën në Kosovë dhe veprimin e misionit të KFOR-it, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen.

Ai theksoi se ministrat e NATO-së dhe të vendeve partnere, më 9 dhe 10 tetor do të diskutojnë për “temat kryesore të misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë”.
Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera në selinë e NATO-së për këtë takim, pritet që ministrat e mbrojtjes do ta analizojnë situatën e sigurisë në Kosovë dhe do të diskutojnë për planet e mëtejshme lidhur me misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që aktualisht i ka 6 mijë ushtarë, raporton Rel.

Lini një koment